LAJMI I FUNDIT:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama për “EL PAIS”: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Evropian

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama për “EL PAIS”: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Evropian
Foto: Arkiv

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Spanjë për të takuar homoloun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.

Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, Rama ka dhënë një intervistë “EL PAÍS”.


Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin.

Në shkrimin e tij, gazetari spanjoll ndalet te jeta personale e Ramës dhe në pika të rëndësishme të karrierës së tij politike.

“I biri i një skulptori të famshëm, ai ka kombinuar pikturën, me ekspozita jashtë vendit. Ishte kryetar i kryeqytetit midis viteve 2000 dhe 2011 dhe kreu i qeverisë që nga viti 2013. Në vitin 2017 fotografia në të cilën ai u shfaq në një samit evropian i veshur me një kostum të zi dhe Adidas të bardhë me vija të kuqe u bë virale. Këtë të hënë, në Madrid, vetëm maska ​​e tij me trëndafil të kuq, e stiluar po nga ai, tërhoqi vëmendjen“.

Duke iu përgjigjur raporteve për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, kryeministri thotë se jo çdo gjë është e besueshme.

“Situata është ndryshe. Disa raporte duhet të merren me shumë kujdes: si bëhen, kush e bën, etj. Ato nuk janë shkencore dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk po them që Shqipëria nuk ka probleme korrupsioni, sepse kjo do të ishte një gënjeshtër, por që nuk mund të krahasohet aspak me tetë vjet më parë”.

“Sigurisht që është një vend me probleme sepse ne vijmë nga një e kaluar e gjatë dhe e dhimbshme”, thekson ai duke iu referuar regjimit komunist. “30 vjet janë shumë në jetën e një personi, por asgjë në rrjedhën e historisë. Procesi i ndërtimit të institucioneve nuk është i lehtë“.

Me një histori të gjatë përsa i përket fyerjeve ndaj gazetarëve, kritikët e e akuzojnë atë për lëvizje autoritare, dhe se mbështetet në rrjetet klienteliste si dhe ka dyshime për blerje votash, shkruan prestigjiozja spanjoll.

Gazetari u ndal te ofendimet ndaj gazetarëve, ndërsa Rama i konsideroi “gjëra të së kaluarës të nxjerra jashtë kontekstit”.

“Unë nuk kam ofenduar personalisht askënd! Thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat e pabaza … pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta është problemi i tij”.

Ndërsa sot, kreu i qeverisë ndodhet në Brdo të Sllovenisë, ku do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori