LAJMI I FUNDIT:

Interi po rinovon me Barellën, Lautaron dhe Brozovicin

Interi po rinovon me Barellën, Lautaron dhe Brozovicin

Interi është duke punuar në kontratat e lojtarëve, duke mos rrezikuar në të ardhmen.

Nerazzurët janë duke punuar aktualisht në rinovimin e marrëveshjes me Nicolo Barellan.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, mesfushori ka nënshkruar tashmë kontratë deri në vitin 2024, por i kishte premtuar se do e përmirësonte pagën e tij.

Në anën tjetër, është vetëm çështje javësh kur do të njoftohet se Lautaro Martinez po ashtu e ka rinovuar kontratën.

Marrëveshja është arritur qysh nga shtatori dhe ajo do të nënshkruhet deri në vitin 2026.

Në bisedime për kontratë të re është edhe Marcelo Brozovic që pritet ta vë lapsin në letër pas ndeshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/