LAJMI I FUNDIT:

Milani përgatit kontratë të re për Piolin

Milani përgatit kontratë të re për Piolin
(Foto: Football Italia)

Milani është në negociata për vazhdimin e kontratës së trajnerit Stefano Pioli, pas fillimit fantastik që ka përjetua skuadra këtë edicion.

Rossonerët janë në vend të dytë në tabelë me 19 pikë një sukses që në shtatë ndeshjet e para nuk e kishin arritur që nga sezoni 2003/2004.

Fitorja në udhëtim te Atalanta (3-2) e ka rritur vetëbesimin e skuadrës, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve kanë bërë paraqitje të mira, me gjithë humbjet nga Liverpooli dhe Atletico Madridi.


Sipas MilanNews.it, klubi është i kënaqur me paraqitjen e ekipit, prandaj duan t’i fillojnë bisedimet për kontratë të re me trajnerin.

Kontrata e tanishme e Piolit është valide deri në fund të këtij sezoni, prandaj Milani planifikon zgjatjen e saj. /Telegrafi/