LAJMI I FUNDIT:

Që nga fillimi i pandemisë, rreth 300 shtatzëna me COVID-19 të hospitalizuara në QKUK

Që nga fillimi i pandemisë, rreth 300 shtatzëna me COVID-19 të hospitalizuara në QKUK

Lajme të mira vijnë nga Klinika e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike Jakup Ismaili thotë për RTV Dukagjinin, se prej 10 ditësh për fat të mirë nuk ka më asnjë shtatzënë të hospitalizuar për shkak të coronavirusit.

Ai thotë se megjithatë numri i shtatzënave të hospitalizuara ka qenë mjaft i madh sidomos me shfaqjen e variantit Delta të coronavirusit në Kosovë.


“Në këtë fazë të pandemisë kanë qenë të hospitalizuar rreth 113 paciente të prekura me coronavirus. Për fat të keq një numër prej tyre janë transferuar edhe në repartin e Mjekimit Intenziv. Edhe ne si komunitet i shtatzënave kemi pësuar mjaft nga kjo pandemi”, tha Ismaili.

Ismaili thotë se që nga fillimi i pandemisë qindra shtatzëna janë prekur nga coronavirusi.

“Rreth 300 shtatzëna kanë qenë të hospitalizuara që nga fillimi i pandemisë. Sigurisht se ka pasur më tepër të infektuara…Tek shtatzënat simptomat e infektimeve me coronavirus janë më të theksuara”, ka deklaruar Ismaili, përcjell Telegrafi.

Duke folur për vaksinimin e shtatzënave, Ismaili ka thënë kjo kategori kanë pasur hezitime edhe në vende të ndryshme të botës.

“Pas apelit të Shoqatës së Gjinekologëve dhe studimeve në mbarë botën, është ardhur me përfundimin se vaksina nuk paraqet asnjë komplikim për shtatzënat. Përkundrazi komplikimet janë shumë më të mëdha të shtatzënat nëse ato infektohen me coronavirus”.

Ai thotë më tej thotë se edhe në Kosovë nuk është vërejtur ndonjë komplikim te shtatzënat pasi janë vaksinuar.

Ai ka përmendur se aktualisht 20 shtatzëna në Gjinekologji janë të vaksinuara së paku me dozën e parë, por sipas tij një numër tjetër shumë i madh ende kanë hezitime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori