LAJMI I FUNDIT:

Fillon puna për ndryshimin e pakos ligjore në sistemin prokurorial

Fillon puna për ndryshimin e pakos ligjore në sistemin prokurorial

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për ligjet e sistemit prokurorial në të cilin ka marr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësministrja Nita Shala, përfaqësues të institucioneve relevante, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert vendor dhe ndërkombëtar.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi ka qenë plotësim-ndryshimin dhe finalizimin e ligjeve për Këshillin Prokurorial të Kosovës, atë për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Ministrja Haxhiu në fjalën e saj para të pranishmëve, theksoi se reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet prioritet i saj.


Ndër aktivitetet e kësaj Ministrie, Haxhiu ka theksuar rolin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

“Ndër obligimet dhe rekomandimet të cilat dalin nga Strategjia, janë edhe reformat brenda sistemit prokurorial. Kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit Prokurorial, përbërja e Këshillit Prokurorial, përfshirë heqjen e Kryeprokurorit nga Këshilli Prokurorial, rekrutimin dhe emërimin e prokurorëve bazuar në parimet e objektivitetit dhe konkurrencës si dhe rekomandime të tjera të cilat duhet të trajtohen nga ky grup punues” tha Haxhiu.

Haxhiu ka shprehur besimin e plotë që ka tek ky Grup Punues në adresimin rekomandimeve të cilat dalin nga Rishikimi Funksional dhe çështje të tjera me rëndësi, me qëllim që të garantohet një Këshill Prokurorial në shërbim të sistemit dhe drejtësisë dhe prokurorë dhe prokurori në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori