Ekonomia shqiptare po vijon trendin në rritje gjatë këtij vitit dhe parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit.
Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar publikuar së fundi, analizon ecurinë e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vendi ynë rezulton se do të ketë rritjen më të lartë të ekonomisë.
“Pritshmëritë janë që gjatë 2024 rritja ekonomike në Shqipëri do të kap nivelin 3.8% duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Vendet e rajonit vlerësohet se do të kenë një rritje ekonomike nën 3% duke përjashtuar Serbinë”, thuhet në raportin e BSH-së.
Sipas Bankës Qendrore, rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë sipas sektorëve, por kontributin më të fortë e ka dhënë sektori i shërbimeve që lidhet direkt me turizmin, rritja e investimeve të huaja. Tregu i punës u karakterizua nga zhvillime pozitive si rritja e punësimit, rënia e normës së papunësisë dhe rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror.
Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Serbisë, sa i përket normës më të ulët të papunësisë e cila në fund të 2023 rezulton 10.7%.
Banka Qendrore, vëren se, ekonomia në vendet e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.1% vitin e kaluar. Pothuajse të gjitha vendet regjistruan rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetur kryesisht nga forcimi i kërkesës së brendshme dhe rritja e eksporteve të shërbimit të përqendruara në aktivitetin e turizmit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik, kontribuoi në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e bilanceve fiskale.
Kjo ecuri ka krijuar hapësirë për uljen e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në në gjithë rajonin, ku Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë nivelet më të larta, respektivisht 59.2% dhe 60.2%. Po ashtu rritje ka shënuar edhe kreditimi që vijon të mbështesë zgjerimin e aktivitetit ekonomik thuajse në të gjitha vendet e rajonit, por me ritëm disi më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare