LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Vushtrrisë kërkojnë nga kryetari i ardhshëm punësimin e të rinjve dhe zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm

Qytetarët e Vushtrrisë kërkojnë nga kryetari i ardhshëm punësimin e të rinjve dhe zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm

Është pikërisht koha e zgjedhjeve lokale kur qytetarët e një vendi vendosin se kush do të jetë i pari i komunës së tyre, i cili do të merret me menaxhimin e qytetit dhe zgjidhjen e problemeve në katër vitet e ardhshme.

Kërkesat kryesore të qytetarëve të Vushtrrisë ndaj kandidatëve për kryetarë, rrjedhimisht ndaj kryetarit të ardhshëm të komunës janë zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm dhe punësimi i të rinjve.


Një qytetar nga komuna e Vushtrrisë kërkesë kryesore ka që fshatrat të kenë ujë të pijshëm.

“Karshi kryetarit kërkesat janë që fshatrat të kenë ujë, por edhe t’i dalin në ndihmë popullit, kryetari i ardhshëm për ujë të interesohet më shumë sepse ne nëpër fshatra, po hjekim për ujë”, tha Bahri Bevalaku.

Por nuk është vetëm kjo kërkesë drejtuar kryetarit të ardhshëm të kësaj komune.

Tjetër prioritet sipas qytetarëve të Vushtrrisë është edhe punësimi i të rinjve.

“Kërkesa e ime për kryetarin është që me i ndihmu më shumë popullit, e të rinjve gjithashtu mos me leju që ata të shkojnë nëpër shtete tjera, sepse po e shihni edhe ju që ata po ikin çdo ditë, po marrin viza dhe po dalin jashtë Kosovës”, u shpreh Raif Balaj.

E rritja e standardit të jetës është dëshirë e secilit qytetarë të Kosovës, e edhe atyre të Vushtrrisë.

“Sa më shumë të punësojë njerëz, me ua ngritë pagat dhe të bëjnë një standard të jetës më të mirë, kjo kërkohet nga të gjithë populli prej kryetarit të ardhshëm”,  tha Nystret Aliaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori