Shqiptarët që jetojnë në Komunën e Graçanicës po përballen me diskriminim nga udhëheqësit e kësaj komune.
Shqetësimin për zbatimin e standardeve të dyfishta në aplikimin e një rregulloreje për pajisjen me leje të ndërtimit, e ka shprehur së fundmi edhe zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi.
Gashi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se banorët shqiptarë të kësaj komune kanë filluar të përballen me diskriminim që nga themelimi i komunës në vitin 2009, por që më i theksuar ka qenë në vitin 2018 kur edhe është miratuar Rregullorja për pajisje me leje të ndërtimit.
“Në nenin 36 të kësaj Rregullore parashihet që secila parcelë që është me destinim për ndërtim e që pronari i asaj parcele dëshiron të ndërtojë, ajo parcelë do duhet të ketë qasje direkte në rrugë publike, e që në këtë rast Komuna është i vetmi autoritet publik, i cili e bën një rrugë publike ose jopublike”, ka thënë Gashi.
Sipas tij që nga viti 2018 e deri më tani nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për banorët shqiptarë të Komunës së Graçanicës.
“Për banorët serb janë lëshuar leje, pasi janë ndërtuar komplekse banimi për komunitetin serb sidomos për ata që e kanë statusin e të riatdhesuarit”, tha Gashi.
Ai ka deklaruar se si asamblist ka propozuar që Kuvendi Komunal ta shfuqizojë këtë nen, por që propozimi i është refuzuar.
“Më datën 19 mars kam paraqit kërkesë te kryetari i komunës dhe te kryesuesja e Kuvendit Komunal që ta vendos në rend dite shfuqizimin e kësaj rregullore, por me datë 29 kur është mbajt seanca e Kuvendit Komunal, propozimi për shfuqizim të këtij neni nuk ka kaluar, jam vetëm unë asamblist, 18 të tjerë janë serbë nga Lista Serbe dhe të gjithë kanë refuzuar që kjo pikë të futet në rend të ditës”, ka theksuar Gashi.
Ai tutje u shpreh se për diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve përmes kësaj rregullore, ka parashtruar kërkesa edhe në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si dhe tek Avokati i Popullit.
Gashi thekson se MAPL ka konstatuar kjo rregullore është e kundërligjshme dhe ka kërkuar nga komuna që e njëjta të shfuqizohet, derisa thotë se janë në pritje të një raporti final që do ta nxjerrë Avokati i Popullit.
Ai thotë se edhe pse MAPL ka kërkuar shfuqizimin e kësaj rregullore, Komuna e Graçanicës nuk e ka përfillë një gjë të tillë.
“Alternativa e vetme që ne, unë si përfaqësues i qytetarëve në Komunën e Graçanicës, po edhe vetë qytetarët e kemi në Gjykatën Kushtetuese, ku së shpejti do të përgatisim një draft që do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkojmë që të vlerësohet ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e kësaj Rregullore konkretisht neni 36 i saj”, ka thënë Gashi, duke shpresuar që Kushtetuesja në fund do të vendos në favorin e tyre.
I pyetur se kjo sjellje ndaj shqiptarëve të Graçanicës ka lidhje me ndikimet politike, Gashi nuk e ka mohuar një gjë tillë. Madje ai ka përmendur një vizitë që kishte kryer në Graçanicë në vitin 2018, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në vitin 2018 ish-kryeministri atëhershëm, tashmë presidenti Aleksandër Vuçiq ka qenë në vizitë në Graçanicë dhe me urdhër të tij janë ndërmarrë disa veprime nga ana e Komunës së Graçanicës, me të cilat i kanë penguar banorët shqiptarë edhe që të regjistrohen si banorë rezidentë në Komunën e Graçanicës, e që nesër potencialisht të jenë edhe votues në atë komunë”, u shpreh Gashi.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Graçanicës, ka thënë në fund se miratimi i kësaj rregullore ua ka vështirësuar jetesën banorëve shqiptarë, pasi që të njëjtit e kanë të pamundur pajisjen me leje për ndërtimin e shtëpive të tyre.
Për këtë problematik Telegrafi kishte raportuar edhe para një viti, ku banorët e kësaj komune i ishin drejtuar me disa kërkesa për këtë problematikë Avokatit të Popullit, Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit, Ambasadave të huaja në Kosovë, Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë
KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic