LAJMI I FUNDIT:

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se ShBA-ja nuk ka votë në Këshill të Evropës, dhe se kohëve të fundit ka dëgjuar se ka pasur shqetësime të disa vendeve anëtare për Asociacionin.


Escobar këto deklarata i bëri në një konferencë online me gazetarë.

“Sa i përket Këshillit të Evropës e dini që SHBA nuk voton, por e di që tek disa vende ka pasur shqetësime për çështjen e Asociacionit. Sa i përket pozicionit të ShBA-ve është i qartë që Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Gjithashtu, është e rëndësishme që Kosova të dëgjoj partnerët evropianë dhe të punoj me ta”, tha Escobar.

Ai shtoi se është e rëndësishme që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdoj. Gjatë kësaj konference Escobar konfirmoi që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij, duke theksuar se i vjen keq që gjatë mandatit të tij nuk është zbatuar marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, vitin e kaluar.

Escobar shtoi se të dyja palët kanë dështuar të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit që për Kosovën ishte themelimi i Asociacionit dhe për Serbinë që të ndalonte fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori