Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger ka takuar sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat.
Berger në një postim në Twitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut.
“Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Është e rëndësishme tani që të dy palët t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger.
Ndryshe, sot në Bruksel nis faza takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku pos Bashkimit Evropian aty do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës merr vesh Telegrafi.
Burime nga Brukseli i kanë thënë Telegrafit se të mërkurën do të zhvillohet një takim mes dy kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia.
Ndërkaq, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nga pala serbe do jetë Petar Petkoviq.
Takimin si zakonisht do ta udhëheqë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.
Gjithashtu në Bruksel do të jetë edhe Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ai nuk do të jetë pjesë e takimeve zyrtare merr vesh Telegrafi. /Telegrafi/
Great to meet 🇽🇰 Deputy PM Besnik Bislimi @BislimiBesnik today about 🇪🇺-facilitated Kosovo-Serbia dialogue & excellent bilateral relations. Important now for both sides to deescalate & return to the negotiating table asap. Progress in dialogue is in the interest of both 🇽🇰 & 🇷🇸! pic.twitter.com/JsXWDD6mYo
— Miguel Berger (@MiguelBergerAA) September 28, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore