Deklarata e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ku i tha se “ti ke shumë dëshirë me qenë luftëtarë e çlirimtar i UCK-së, por je vetëm viktimë e regjimit serb”, ka bërë që të reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Konjufca i tërhoqi vërejtjen deputetit Tahiri, duke kërkuar nga ai që të mos bëjë dallime të tilla.
“Është e turpshme me dëgjua dallime të tilla në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të jetë në gojën e asnjë deputeti që është zgjedhë nga populli. Natyrisht që kemi qenë viktima të regjimit të Millosheviqit, ka edhe luftëtar edhe dëshmorë e duhesh me dit ti që secili e ka vendin e vet. Të lutem mos e përsërit më së paku në Kuvend”, iu drejtua Konjufca, Tahirit.
Pas kësaj reagoi sërish Abelard Tahiri, duke thënë i thënë Konjufcës që të mos e keqpërdor deklaratën e tij, shkruan Telegrafi.
“Bashkëndjej dhe ndjehem keq edhe për kryeministrin tonë që ka qenë viktimë e atij regjimi. Nuk po e keqpërdori. Si një gjimnazist në 99 kom protestua edhe për lirimin e tij. Mos e keqpërdor deklaratën time”, tha Tahiri. Lidhur me këtë ndërhyri edhe kryeministri Albin Kurti.
“Nuk ndahet populli qysh po mendoni ju. Nuk mund ta përçani e ndani popullin në luftëtarë të pa epur e në viktima, është e padrejtë. Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij. Pyteni Sylejam Selimin dhe Rrustem Mustafën ju tregojnë, por pushoni me ketë idenë e përçarjes dhe të ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, tha Kurti.
Sërish pastaj u deklarua kryemparlametnari Galuk Konjufca, duke i thënë deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri se ai është i fundit në listë që duhet të flas për UÇK-në.
“z.Tahiri nuk e di sa votues i ka PDK-ja por ti kishe me qenë i fundit që kishe me fol për vlerat e UÇK-së. Ka plot tjerë në PDK që munden me tregu se kush është luftëtari i paepur e kush është UÇK e çka është, por ma merr mendja ti duhesh me qenë i fundit në listë”, tha Konjufca.
Debati nuk përfundoi me kaq, pasi që sërish reagoi Ableard Tahiri, shkruan Telegrafi.
“Unë jam prej qatyne të parëve që më duhet më fol. Si një i ri që kam qenë në luftë, kam drejt me fol. Mos e keqpërdor foltoren e kuvendit kryemparlametar. Sa i përket kryeministrit, z.Kurti asnjëherë nuk të kemi pa në uniformë, as në zona të luftës, asnjëherë nuk ke dhënë asnjë deklaratë për UÇK. Ke përkthyer për një njeri shumë të madh për të cilin përkulemi të gjithë”, tha Tahiri.
Lidhur me këtë debat ndërhyri edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili iu drejtua Konjufcës që po shkakton përçarje me qëllim.
“Kryeparlamentar ke dalë prej rolit që keni dhe nuk ju takon juve të jepni cilësime. E as të keqinterpretoni deklaratën e z.Tahirit që e ndërruar kontekstin për të arritur atë që ishte qëllim i kryeministrit që të zhvendoset tema për atë që u diskutua, e për të shkaktuar përçarje”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj