LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Gashit, Tahirit e Kurtit në Kuvend rreth reciprocitetit për targa dhe arkivave të UÇK-së

Përplasje mes Gashit, Tahirit e Kurtit në Kuvend rreth reciprocitetit për targa dhe arkivave të UÇK-së

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar pa përplasje mes opozitës dhe Qeverisë. Ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ai i cili reagoi pas fjalës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me reciprocitetin e targave.

“Duartrokitjet për këtë temë i kemi dëgjuar edhe më herët, kur kryeministri e pat shpallë më mënyrë pompoze dërgimin e forcave policore në veri. Nuk është qe ne nuk pajtohemi me rend e ligj, por duhet ta dimë pse sot kryeministër, pse me njësinë speciale, a ka pas fushatë vetëdijesimi. Qytetarët duhet me ditë pse po merret një veprim, e një vendim”, tha Gashi.


Ai kërkoi nga kryeministri Kurti që t’i kthehet menaxhimit të pandemisë.

“Prioritet është pandemia dhe për një javë kryeministër të kanë vdek 604 qytetarë. Sa i përket targave le ti zbatojnë pikat kufitare në rregull jemi”, u shpreh Gashi, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj replikoi kryeministri Albin Kurti. Kurti ritheksoj se masat të cilat i ka ndërmarrë policia janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Për dhjetë vjet qytetarët e tanë kanë paguar për tabela provuese të përkohshme në mënyrë të padrejtë. Trajtim të barabartë po bëjmë e jo kundër dikujt”, tha Kurti.

Kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve tjerë për vizitat zyrtare jashtë vendit.

“Jemi ulur bashkë me presidenten Vjosa Osmani, me ministren e MPJ-së, Donika Gërvalla dhe me kyreparlamentarin Glauk Konjufca, në mënyrë që vizitat jashtë vendit ti koordinojmë që të mos ndodhë që të jemi të gjithë ne jashtë vendit. Nganjëherë në imponohet por nuk do të lejojmë që të gjithë ne të jemi jashtë vendit. Në këtë kuptim që në asamblenë e OKB-së që mbahet në fund të shtatorit të shkojnë presidentja dhe ministrja e MPJ Në SHBA do të udhëtoj në nëntor, bëhet fjalë për koordinim të brendshme. Për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht e publikisht ndërkaq ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces ka përjetuar barazinë e padrejtë në trajtimin e palëve sa i përket edhe luftës shumë herë më herët jo nga unë.

“Do t’ua kisha kujtuar deklaratën e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit kur thot “we are not problematic guys”, qaty e keni marrë teposhtën por tash po shkon përpjetë”, tha Kurti. Replikë pastaj kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se e përgëzojnë kryeministrin për vendimin e marrë për reciprocitetin për traga.

“Respektimi i një marrëveshje që e ka arritur kryeministri Thaçi për targat tregon sa je i përkushtuar ndaj dialogut. Kjo është shumë mirë dhe ne të përgëzojmë dhe mos iu zmbraps këtij vendimi. Çështje tjetër është që duhet të keni konsideratë për qytetarët tanë në Luginën e Preshevës”, tha Tahiri.

Deputeti nuk la pa përmendur sërish çështjen e arkivave të UÇK-së.

“Je kryeministri i parë i këtij vendi që dy herë shkoni në Bruksel e bëni temë luftën e UCK-së. Hashim Thaçi si kryeministër dhe president i këtij vendi nuk e ka pasur kompleks Serbinë sepse ka qenë fitimtar i luftës, fatkeqësisht neve sot na udhëheq një viktimë e atij regjimi kisha dashtë që ti me kanë luftëtarë e çlirimtarë por nuk je, je viktimë. Ti komplekset tua nuk mundesh mi shëru kaq lehtë kanë me të përcjell sa të jesh në politikë. Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës, ti viktimë e këtij regjimi”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.

Kundërpërgjigje për Tahirin pati sërish kryeministri Kurti. Ai shtoi se lënia e UÇK-së jashtë dokumenteve themeltare ka qenë ditur se do të ketë pasoja.

“Në shtet ndërtimin tonë demokratik problemi që instaluar me UÇK është se ajo është lënë jashtë deklaratës së pavarësisë. Nëse luftën çlirimtare e len jashtë dokumenteve themeltare natyrisht që mund të ketë pasoja. Ju mund të keni dëshirë që të kem komplekse, por nuk kam”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori