Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas fitores ndaj Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.
Kosova u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Spanja në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin B.
Golat e fitores për Spanjën u shënuan nga Pablo Fornals (32’) dhe Ferran Torres (90′).
Pas ndeshjes ka folur trajneri Enrique, i cili e ka cilësuar si ndeshje të vështirë, ndërsa Kosovën e ka cilësuar si të barabartë me Greqinë dhe Suedinë.
“Kjo ka qenë si një lindje me komplikime. Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë të vështira”, ka thënë fillimisht Enrique në konferencën pas ndeshjes.
“Shtatori nuk është muaji më i mirë për të konkurruar, është një muaj në të cilin nuk jeni ende në garë. Na kushtoi që në fillim, por në fund ne i morëm tre pikët.
“Ekipet janë shumë të barabarta, diçka që e kemi parë me rezultatin e Greqisë dhe Suedisë”.
“Sigurimi i kualifikimit varet nga ne, por ne kemi ende dy ndeshje për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Njëri do të jetë kundër Suedisë dhe ne kemi parë tashmë në Euro 2020 sa e ngushtë do të jetë ajo lojë. Vetëm sepse varet nga ne nuk do të thotë se do ta arrijmë”.
“Është e vështirë të fitosh dy, tre ose katër ndeshje radhazi”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni” – Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh