Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ndarë edhe 1 milion euro për familjet në nevojë.
“Pandemia ka pasur ndikim në të gjithë vendin por më së shumti ka goditur shtresat e varfëra të shoqërisë. Duke pasur parasysh këtë, reformimi dhe rritja e shumës së asistencës sociale, ndarja e shtesave për përfituesit e skemave pensionale, e shpërndarja e kuponëve ushqimorë janë disa nga masat që MFPT ka ndërmarrë deri më tani për të zbutur sado pak ndikimin e pandemisë për këto familje.
MFPT është gjithashtu e vetëdijshme se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë një efekt gjithëpërfshirës, prandaj në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po implementohet edhe një masë tjetër për t’iu ofruar racione ushqimi familjeve në nevojë ashtu që ndihma e institucioneve të ndihet nga të gjithë.
Kjo mbështetje kap vlerën prej 1 milionë euro dhe ndahet për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore. Krahas kësaj mbështetje, janë duke u shpërndarë kuponë ushqimorë për familjet në asistencë sociale, që kapin vlerën totale prej 4 milionë euro. Pra, hapja e shpalljes për aplikim për mbështetje financiare të kuzhinave popullore shënon zbatimin e plotë të masës 3.4”, thuhet në njoftim.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.
Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë për këtë masë deri më 15 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net. Për më shumë detaje rreth shpalljes ju lutemi referojuni vegzës në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/85D73E87-F6C4-4D97-A954-8F5758085FC4.pdf
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore