LAJMI I FUNDIT:

“Një kapiten i pa vaksinuar, është i paqëndrueshëm” – zviceranët e ‘kryqëzojnë’ Granit Xhakën, por ka edhe që e mbështesin

“Një kapiten i pa vaksinuar, është i paqëndrueshëm” – zviceranët e ‘kryqëzojnë’ Granit Xhakën, por ka edhe që e mbështesin

Është paraqitja e parë e ekipit kombëtar nën trajnerin e ri Murat Yakin, ndeshja e parë pas një Kampionati Evropian të suksesshëm dhe ndeshje kualifikuese për në Kupën e Botës kundër Italisë të dielën. Ndeshja testuese e djeshme në St. Jakob-Park , Zvicra e fitoi 2-1, por të gjithë po flasin vetëm për një njeri: Kapitenin Granit Xhaka, i cili rezultoi pozitiv me coronavirus pak para ndeshjes, raporton Blichk.ch.

Një test tjetër PCR duhet të zhvillohet sot (e enjte) dhe të sqarojë nëse ekipi kombëtar do të duhet të luajë pa kapitenin e tyre të dielën.

Ndërsa zëdhënësi i SFV Adrian Arnold dhe trajneri Murat Yakin theksojnë se megjithëse ka një rekomandim vaksinimi, i takon secilit lojtar nëse ata duan të vaksinohen apo jo, por lexuesit e mediumit zviceran e shohin pak më ndryshe. Shtatë nga dhjetë lexuesit mendojnë se është neglizhencë që Xhaka të mos vaksinohet.


“Ndoshta Xhaka nuk është mirë i informuar” – mjeku shqiptar flet për mediumin zviceran
Lexo po ashtu “Ndoshta Xhaka nuk është mirë i informuar” – mjeku shqiptar flet për mediumin zviceran

Shumë lexues nuk e kuptojnë që kapiteni i ekipit nuk u vaksinua. Lexuesi Andrea Müller shkruan: “Një model, nuk mund të jetë më keq!”. Dhe lexuesi Bernhard Aegerter pajtohet: “Thjesht i papërgjegjshëm për një kapiten”. “Një kapiten i pavaksinuar nuk është i qëndrueshëm”, shkruan Paul Neidhart.

Lexuesi Walter Brun e pyeti veten: “Pse shoqata e futbollit nuk lejon vetëm njerëzit e vaksinuar në fushë? Dhe kjo në të gjitha ligat”.

Xhaka as i vaksinuar, as i shëruar nga COVID-19
Lexo po ashtu Xhaka as i vaksinuar, as i shëruar nga COVID-19

Lexuesit e tjerë, nga ana tjetër, shqetësohen nga zhurma dhe titujt që rezultati i tstimit shkaktoi dje. “Edhe çfarë? Brenda pak ditësh ai do të luajë përsëri futboll, si kolegët e tij të shëruar në ekip. Ku qëndron problemi? Ky ishte vendimi i tij personal dhe duhet respektuar”, shkruan lexuesi Peter Schweizer. Lexuesi Kathrin Johnson e konsideron Xhakën si një model, pikërisht për shkak të vendimit të tij kundër vaksinimit: “Ai po dërgon një sinjal që të mos i nënshtrohet çdo presioni”.

“Është e drejta e tij të veproj në këtë mënyrë”, beson lexuesi Markus Tschirren dhe qëndron pas fjalëve të trajnerit Yakin.

Më në fund, lexuesi Thomas Glauser shkruan: “Shërohu shpejt, Granit! Mezi pres të të shoh të luash përsëri në formë dhe plot gjallëri!”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori