LAJMI I FUNDIT:

“Muri i verdhë” qëndron stoik përballë yjeve të PSG-së, Dortmundi fiton “luftën” e parë me super lojë

“Muri i verdhë” qëndron stoik përballë yjeve të PSG-së, Dortmundi fiton “luftën” e parë me super lojë

Borussia Dortmundi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat 1-0 përballë Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi e barabartë, me dy skuadrat që kishin shanse të shënonin më herët.


Por, Dortmundi nuk u dorëzua dhe luftoi për çdo top, ndërsa shënuan golin e epërsisë në minutën e 36-të.

Dortmundi ndëshkon PSG-në me një super gol
Lexo po ashtu Dortmundi ndëshkon PSG-në me një super gol

Ishte Niclas Fullkrug që shënoi për 1-0 me një asistim të Nico Schlotterbeck, që e shërbeu në mënyrë perfekte.

Në miutën e 44-të, Marcel Sabitzer dështoi të shënonte nga afërsia, por edhe Donnarumma bëri një pritje bravoroze.

Në këta 45 minutat e parë u pa një angazhim i madh i lojtarëve të Dortmundit, që nuk u dorëzuan për asnjë moment.

Dortmundi shkëlqen në 45 minutat e parë përballë PSG-së së shpërqendruar
Lexo po ashtu Dortmundi shkëlqen në 45 minutat e parë përballë PSG-së së shpërqendruar

Pjesa e dytë nisi fuqishëm nga PSG, që rrezikuan me anë të Kyian Mbappes (51’), por shtylla shpëtoi Dortmundin. Në të njëjtin aksion, sërish shtylla ishte në anën e skuadrës nikoqire, ndërsa Achraf Hakimi ishte lojtari që rrezikoi.

Pas vetëm tre minutash, Mbappe ishte sërish para portës së Dortmundit, por Kobel ishte kësaj here në vend.

Vendasit u këndellën pas këtyre rasteve, ndërsa krijuan raste me anë të Jadon Sanchos dhe Fullkrug (60’ dhe 65’), por asnjëri nuk arriti të shënonte.

Ousemane Dembele në minutën e 72-të nuk ia doli të mposhte Kobelin nga afërsia, me portierin që bëri pritje bravoroze.

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Lexo po ashtu Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Francezi dhe Vitinha lëshuan shanse të arta pas dhjetë minutash, me të dy që nuk ia dolën të shënjëstronin kuadratin.

Julian Brandt (84’) mendoi se kishte shënuar, mirëpo Marquinhos ioshte heroi i PSG-së.

Ndeshja e dytë në Paris që luhet të martën e javës së ardhshëm me gjasë do të ketë edhe më shumë spektakël, aty ku do të përcaktohet finalisti i parë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori