LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi

Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi
(Foto: Twitter/Transfer News)

Dukej se nuk do të ndodhte për shkak të rregullave të Ligës Premier, mirëpo tashmë është e qartë se Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi.

Ky numër i ka takuar së fundmi Edison Cavanit, mirëpo është arritur marrëveshja që 36-vjeçari ta bartë atë numër.


Duke qenë se numrat veçmë janë dërguar, kjo duhet të ratifikohet nga Liga Premier, porse ka pasur raste në të kaluarën kur lojtarët i kanë shkëmbyer numrat para mbylljes së afatit kalimtar.

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Në ndërkohë, Liga Premier e ka listuar Ronaldon si numrin 7 në faqen e tyre zyrtare.

Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021
Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Cavani do ta bartë fanellën me numrin 21 pas largimit të Dan James drejt Leeds Unitedit. /Telegrafi/