LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mund të detyrohet t’i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit

Ronaldo mund të detyrohet t’i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit

Cristiano Ronaldo është i njohur botërisht për fanellën e tij ikonike me numrin 7.

Por, rikthimi i tij sensacional në Manchester United paraqet një problem – numri i përafruar me markën e tij CR7 nuk është aktualisht i disponueshëm.


Uruguaiani Edinson Cavani mban ende fanellën historike me numrin 7, dhe rregulloret e Ligës Premier nënkuptojnë se nuk ka gjasa që Ronaldo të jetë në gjendje t’ia marrë atë në këtë edicion.

Që kur Ronaldo iu bashku United, ndodhën tre gjëra që tifozët e klubit nuk i kishin imagjinuar
Lexo po ashtu Që kur Ronaldo iu bashku United, ndodhën tre gjëra që tifozët e klubit nuk i kishin imagjinuar

Ndërsa Cavani nuk ka luajtur ende në Ligën Premier këtë sezon, numri 7 i tij në fanellë është regjistruar dhe tani nuk mund të ndryshohet gjatë këtij sezoni nëse ai nuk largohet.

Ekziston mundësia që Liga Premier të japë një periudhë të posaçme për një ndryshim, por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, që do të thotë se Ronaldo mund të detyrohet të gjejë një numër tjetër.

Ferdinand padashje tregon numrin që do ta marrë Ronaldo në fanellë te United
Lexo po ashtu Ferdinand padashje tregon numrin që do ta marrë Ronaldo në fanellë te United

Dhe kjo do të thotë që Ronaldos teorikisht mund t’i jepet fanella numër 7 në garat evropiane, ndërsa një numër tjetër në Ligën Premier.

Skenari i pazakontë ndodhi kur Henrikh Mkhitaryan luajti për Arsenalin dhe mori numrin 7 në Ligën Premier dhe 77 në Ligën e Evropës.

Krahasohet paga e Ronaldos me lojtarët e tjerë te Manchester United
Lexo po ashtu Krahasohet paga e Ronaldos me lojtarët e tjerë te Manchester United

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Manchester United më parë, me Wes Brown që mbante me numrin 30 në Ligën e Kampionëve dhe 24 në Ligën Premier në edicionin 1998/99.

Shitjet e fanellave të futbollit janë një biznes i madh, dhe me klubet e sotme që shesin fanella me fonte të ndryshme për të përputhur stilet e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, dy numra për Ronaldon mund të jenë një mundësi fitimprurëse. /Telegrafi/

Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori