LAJMI I FUNDIT:

Shtohen zërat për një largim nga Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Shtohen zërat për një largim nga Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo u largua paraprakisht nga stërvitja e mëngjesit të sotëm (e mërkurë) për shkak të një problemi me krahun e tij, por kjo nuk i ka ndaluar mediat të spekulojnë rreth largimit nga klubi italian.

Bianconerët u stërvitën para tifozëve të tyre në fushën e Continassa këtë mëngjes.

Sipas korrespondentit të Goal.com, Romeo Agresti, Ronaldo mori pjesë në seancën stërvitore, por e la atë më herët se shokët e tij të skuadrës për shkak të një problemi në krahun e tij.


Ronaldo nuk mori pjesë në ndeshjen mes vete me shokët e tij të skuadrës në fund të stërvitjes.

Të gjithë sytë janë drejtuar te ylli portugez i cili thuhet se po shtyn të largohet nga Allianz Stadium para përfundimit të afatit kalimtar veror.

Agjenti i tij Jorge Mendes është në bisedime me Manchester Cityn, ndërsa një lëvizje në PSG duket e pamundur edhe nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit.

Të dielën, Ronaldo luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen e parë të Serie A për Juventusin kundër Udiness, duke dalë nga stoli në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori