LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: LDK i fiton katër komuna në Rajonin e Dukagjinit

Muhaxheri: LDK i fiton katër komuna në Rajonin e Dukagjinit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve komunale.

Muhaxheri në “Debat Plus” ka thënë se nga pesë komuna në Rajonin e Dukagjinit, katër do t’i fitojë LDK-ja.


“Do të fitojmë garën në Pejë, Istog, Klinë e Junik. Në Deçan do të shkojmë fuqishëm në balotazh”.

Ai ka thënë se LDK në Gjakovë nuk është në ditët më të mira të saj.

“Degën e  Gjakovës e kanë përcjellë problemet ndër vite. Me kandidatin e ri që e kemi fut në garë mund të bëjmë diçka, por për më shumë nuk kemi pasur kohë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muhaxheri ka thënë se LDK do ta rikthejë Prishtinën e Podujevën.

Ai ka thënë se shpreson që Agim Veliu duhet të jetë pjesë e partisë në këto zgjedhje.

“Së paku ai shpresoj të mos pengojë partinë në këto zgjedhje. Unë nuk kam pasur konfrontim personal me Agim Veliun, por e kamë bërë për të mirën e  partisë”.

Duke folur për garën në Ferizaj, Muhaxheri thotë se me Sibel Halimin LDK është në garë edhe në këtë qytet.

Muhaxheri thotë se LDK është në garë të fortë edhe në Mitrovicë.

“Edhe pse me propagandë po mundohen ta zbehin kandidaturën e zotit Agolli, por unë mendoj se ai do ta fitojë Mitrovicën”, deklaroi tutje Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori