LAJMI I FUNDIT:

Barcelona del me një pikë nga ‘San Mames’ – super goli i Depay shpëton katalunasit nga humbja

Barcelona del me një pikë nga ‘San Mames’ – super goli i Depay shpëton katalunasit nga humbja

Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së dytë në La Liga me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi me shumë emocione dhe rast nga të dyja palët. Që në start Inaki Williams rrezikoi, por pa sukses.


Matin Braithwaite po ashtu pasoi mirë te Memphis Depau, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

William sërish kishte rast të mirë, por portieri Neto ishte në vend.

Athletico Bilbao kishte edhe dy raste të mira në pjesën e parë, por Unai Vencedor dhe Willian nuk shënuan.

Me të filluar pjesa e dytë Bilbao e gjeti golin. Inigo Martinez shënoi pas  harkimit të Iker Munain për 1-0.

Barcelona nuk u pajtua me këtë rezultat dhe filloi sulmet ku Sergino Dest rrezikoi bukur, por portieri Julen Agirrezbala ishte në vend.

Pas tij rrezikoi edhe Frenike de Jong, por arriti të befasojë portierin në minutën e 75-të.

Menjëherë pas këtij rasti erdhi rasti tjetër për Barcelonën, ku Sergi Roberto pasoi bukur te Depay i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.

Holandezi kishte super rast që ta rrëmbente fitoren për Barcelonën, por në minutën e 85-të, gaboi i vetëm me portier.

Në fund të dy skuadrat kishin nga një gjysmërast, por gola nuk kishte.

Barcelona tani ka katër pikë nga dy ndeshje, ndërsa Bilbao ka dy pikë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori