LAJMI I FUNDIT:

Edhe kandidati i LDK-së tërhiqet nga gara në Skenderaj për ta mbështetur Bekim Jasharin

Edhe kandidati i LDK-së tërhiqet nga gara në Skenderaj për ta mbështetur Bekim Jasharin

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Skenderaj ka vendosur që në zgjedhjet e 17 tetorit mos të kenë kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Skenderajt, por ta mbështesin kandidaturën e Bekim Jasharit.

Isa Fejzullahu, kryetari i degës së LDK-së në Skenderaj ka konfirmuar për Kallxo.com se si degë kanë vendosur që ta përkrahin kandidaturën e kryetarit aktual – Bekim Jasharit.


“Si degë e LDK-së kemi sugjeruar që ta përkrahim Bekim Jasharin, pasi kemi pas edhe bashkëpunim të mirë gjatë kohës sa kemi qenë përfaqësues opozitar në asamble. Kështu që nuk kemi as kandidat. Nuk i kemi hyrë fare kësaj gare. Kemi kuadro që do ta përfaqësonte denjësisht LDK-në po prioritet i kemi dhanë listës se asamblesë”, ka thënë Fejzullahu.

Gjatë ditës së djeshme, kandidati i propozuar për kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, njoftoi se është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale nën arsyetimin se nuk dëshiron të jetë kandidat përballë anëtarit të Familjes Jashari – Bekim Jashari.

“Unë i përulem asaj që po na e vë përballë Bekimi, pra, i përulem dhe nuk garoj kundër familjes Jashari. Por, do të luftojmë fort në garën për asamble, për t’i larguar nga Kuvendi Komunal një grup profiterash që e kanë keqpërdorur pushtetin e Bekimit për interesa personale e meskine”, ka shkruar Hysni Mehani.

Ndaj kësaj tërheqje ka reaguar Bekim Jashari duke thënë se nuk ka pasur ndonjë takim më zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për tërheqje nga kandidatura.

Jashari ka zyrtarizuar kandidaturën si kandidat i pavarur me moton “Ideal për Skenderaj”.

Në anën tjetër, kundërkandidatë të Bekim Jasharit janë Sami Lushtaku nga PDK dhe Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

Sami Lushtaku ishte tërhequr nga gara për ta mbështetur Bekim Jashari në zgjedhjet e 2017-es.Kurse për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor, Lushtaku është shprehur i vendosur për kandidaturën e tij ndonëse përballë ka prapë kryetarin aktual, Bekim Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori