LAJMI I FUNDIT:

Mediave shtetërore ruse nuk u besojnë as në Serbi

Mediave shtetërore ruse nuk u besojnë as në Serbi

Russia Today dhe Sputnik vazhdojnë të mos janë të besueshme në Serbi kur bëhet fjalë për raportimin e lajmeve në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

Kështu thuhet në raportin “Besimi i medieve në Ballkanin Perëndimor: Të gjitha së bashku”, në kuadër të projektit “Rezistenca: Për media pa urrejtje dhe dezinformata”.

Këto media që financohen nga Kremlini përveç Serbisë, në këtë raport thuhet se nuk janë të besueshme as në vendet tjera të Ballkanit.


Në pyetjen e bërë nga IPSOS, se cilat media specifike, keni më shumë besim kur bëhet fjalë për raportimin e lajmeve në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë?, del se qytetarët serbë për Sputnik dhe Russia Today i besojnë vetëm me nga 2 për qind.

Po ashtu, për sa i përket besimit të medieve perëndimore, besimi më i madh është në Kosovë me 60 për qind, ndërsa në Serbi është 29 për qind.

Ndryshe, sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, këto medie që janë në pronësi të Kremlinit vazhdojnë të jetë pjesë e dezinformatave dhe propagandës.

“Sputnik e cila është shembull shumë i saktë i përhapjes së gjysmë të vërtetave, informatave të manipuluara dhe të dezinformatave, dhe propagandës”, është shprehur Stano në dokumentarin “VIRUSSIA”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori