LAJMI I FUNDIT:

Locatelli te Juventusi, marrëveshja mund të mbyllet të premten

Locatelli te Juventusi, marrëveshja mund të mbyllet të premten

Juventusi më në fund mund të arrijë një marrëveshje me Sassuolon për Manuel Locatelli në takimin e së premtes, ndoshta për një shifër prej 35 milionë euro.

Negociatat janë zvarritur për muaj, por ishte e qartë se italiani donte vetëm “Zonjën e Vjetër”.


Ai refuzoi oferta shumë më të mëdha nga Arsenali, si në lidhje me tarifën e transferimit prej 40 milionë euro plus bonuset, por edhe pagën e tij që ishte më e lartë, për të pritur për Juven.

Sipas raportimeve të ndryshme nga mediat, marrëveshja duket të jetë afër dhe pritja e lojtarit do të shpërblehet.

Sportitalia shkruan se një takim është caktuar për të premten, ku aty do të jenë edhe hierarkia e lartë e Juventusit, si Andrea Agnelli dhe Maurizio Arrivabene.

Gjatë telefonatave të sotme, të dy klubet dukeshin të përgatitura për të bërë një hap drejt njëri -tjetrit dhe për të zgjidhur çështjen.

Sassuolo mund të bjerë nga 40 milionë euro në 35 milionë  euro – çmimi i kërkuar, ndërsa Juve duhet të rrisë ofertën e tyre të mëparshme prej 30 milionë  euro përfshirë bonuset.

Mund të jetë edhe një marrëveshje me huazim me detyrimin blerje, që t’ia mundësojë Juventusit të shpërndajë koston në bilancet disavjeçare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori