LAJMI I FUNDIT:

Laporta konfirmon transferimin e Messit te Paris Saint-Germain  

Laporta konfirmon transferimin e Messit te Paris Saint-Germain  

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain, edhe pse shtoi se ai donte që kapiteni të qëndronte, por se ishte e pamundur.

E enjtja mbrëma ishte befasuese për botën e futbollit, pas Barcelona njoftoi se Messi nuk do të vazhdojë karrierën në Camp Nou.


E gjitha erdhi pasi rinovimi i kontratës ishte i pamundur shkaku i problemeve financiare të Barcelonës dhe ligjit të pagave në La Liga.

“Fjalë, tensione dhe akuza”, zbulohet e gjithë historia se si u prish marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës
Lexo po ashtu “Fjalë, tensione dhe akuza”, zbulohet e gjithë historia se si u prish marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës

PSG nuk qëndroi duarkryq dhe thuhet se arriti marrëveshje personale me gjashtë herë fituesin, teksa një gjë e tillë tani konfirmohet edhe nga Laporta.

Fjalët e Laportas janë marrë nga një video gjatë takimit të djeshëm (e shtunë) me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe atë të Juventusit, Andrea Agnelli.

PSG ka rezervuar Kullën Eiffel, mësohet data e prezantimit të Messit?
Lexo po ashtu PSG ka rezervuar Kullën Eiffel, mësohet data e prezantimit të Messit?

“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur”, tha Laporta në video, përcjell Tuttomercatoweb.

Kështu Laporta njoftoi marrëveshjen mes PSG-së dhe Messit, i cili do të flasë sot (e diel) në një konferencë për shtyp në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori