LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nuk shoh hapësirë për ndryshime të Kodit Zgjedhor

Xhaferi: Nuk shoh hapësirë për ndryshime të Kodit Zgjedhor

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka sqaruar se me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, fillojnë edhe afatet ligjore për mbajtjen e tyre.

Kësisoj, ai nuk sheh hapësirë për ndryshime të Kodit Zgjedhor të cilat u paralajmëruan nga partitë politike në Kuvend.

“Sipas procedurave, siç thash akti i shpalljes së zgjedhjeve i drejtohet organeve përkatëse dhe shpallet në gazetën zyrtare që sugjerohet që kjo të ndodh brenda ditës dhe nga ky moment fillojnë afatet dhe obligimet që janë kompetencë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nuk besoj se në mes periudhë pas shpalljes së zgjedhjeve do të ketë forca politike që do të insistojnë në ndryshimin e rregullave në mes të procesit zgjedhor i cili fillon nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve në Gazetën Zyrtare. Kështu, sugjeroj të mos ketë këso procese”, tha Xhaferi.


Xhaferi sot i shpalli zgjedhjet dhe me këtë, zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Fushata fillon 20 ditë para 17 tetorit.