LAJMI I FUNDIT:

Shoku i ngushtë i Benzemas: Mbappe do të nënshkruajë për Real Madrid

Shoku i ngushtë i Benzemas: Mbappe do të nënshkruajë për Real Madrid

Influencuesi francez dhe YouTube-ri, Mohamed Hanni, i cili është edhe shok i ngushtë i francezit Karim Benzema, ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin.

Mbappe është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, me një rinovim që duket gjithnjë e më i vështirë.

Henni beson se Mbappe nuk do të rinovojë me PSG-në dhe marrëveshja me Real Madridin do të bëhet në javët e fundit të gushtit, pak para se të mbyllet afati i transferimeve në Francë dhe Spanjë.


PSG do të neveritej po të humbte përfaqësuesin francez si transferim falas kur marrëveshja e tij skadon verën e ardhshme, por gjithashtu hezitojnë ta shesin atë këtë afat kalimtar.

Henni pretendon se siguria e tij ka lindur për shkak të forcës së burimit të tij, dhe kritikoi PSG-në për mbështetjen e saj në super yllin brazilian Neymar dhe mungesën e hapësirës që i dha Mbappes të shkëlqejë.

Një gjë që është pa dyshim është forca e marrëdhënies midis Mbappe dhe Benzema. I pari ishte qartë i kënaqur që i dyti u rikthye në skuadrën franceze për Euro 2020.

Benzema shënoi katër gola në katër ndeshje ndërsa Franca u eliminua me penallti ndaj Zvicrës në 1/8-tën, ndërsa Mbappe dështoi ta gjej rrjetën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori