Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar dyshimet lidhur me dy serbë që kishin vizituar Deçanin, disa ditë para se të ndodhte helmimi masiv i qytetarëve.
“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiq, transmeton “B 92″, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, portali Albanianpost, ka raportuar se më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novi Sadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.
Për shkak se këta dy persona i ishin dukur shumë të dyshimtë, Muçaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.
Mbi 1,500 banorë të Komunës së Deçanit, nga e diela, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke shfaqur simptoma të helmimit.
Dyshimi i parë për helmimin e tyre, ishte uji i pijsh, por analizat fillestare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nxorën se uji nuk është burimi i helmimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar të mërkurën se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë