LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe thirrja e tij e parë telefonike pas triumfit në Copa America

Messi dhe thirrja e tij e parë telefonike pas triumfit në Copa America

Lionel Messi edhe njëherë tregoi se ai është njeri familjar, pasi ai thirri gruan e tij Antonella Roccuzzo pasi Argjentina mundi Brazilin 1-0 në finalen e Copa America të dielën.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021 pas triumfit në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.


Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Nga lotët e Messit deri tek përqafimi me Neymarin dhe driblimet e shumta – Gjërat më interesante të finales në Copa America
Lexo po ashtu Nga lotët e Messit deri tek përqafimi me Neymarin dhe driblimet e shumta – Gjërat më interesante të finales në Copa America

Megjithatë, njëri nga më meritorët e këtij triumfi të Argjentinës, padyshim se ishte Messi, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i turneut me katër gola dhe pesë asistime.

Ky ishte trofeu i parë i Messit me kombëtaren dhe padyshim se festa e tij ishte e madhe me bashkëlojtarët dhe stafin pas ndeshjes.

Por, me të përfunduar ndeshja, kapiteni argjentinas bëri menjëherë një thirrje me telefon drejtuar gruas së tij, Antonella Reccuzzo, duke ia treguar me krenari medaljen.

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America
Lexo po ashtu “Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

Nuk është sekret që Messi është jashtëzakonisht i afërt me gruan e tij dhe tre fëmijët që qëndrojnë në Barcelona, pasi nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Brazilit shkaku i kufizimeve të Covid-19.

Nëse i hidhni një vështrim më të afërt videos, do të shihni gruan e tij duke buzëqeshur dhe duke e uruar. Videoja është me siguri gjëja më e mirë që do të shihni në hapësirën sociale sot gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori