LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Hakimi te PSG në fazat përmbyllëse

Marotta: Hakimi te PSG në fazat përmbyllëse
(Foto: Instagram/achrafhakimi)

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se transferimi i Achraf Hakimit te Paris Saint-Germaini është në fazat përmbyllëse dhe do të kryhet shumë shpejt.

Marrëveshja besohet se arrin shumën prej 70 milionë eurosh duke përfshirë bonuset që lidhen me performancën.

“Piero Ausilio ka punuar në atë (marrëveshjen), jemi në fazat përmbyllëse. Janë disa formalitete që duhen kompletuar, por mendoj se brenda një ditë apo më shumë, do ta përmbyllim”.


(Foto: Instagram/achrafhakimi)

“Padyshim që është një moment i dhimbshëm për ne, por unë jam një administrator që duhet të siguroj stabilitet ekonomik për klubin gjatë një periudhe të vështirë në gjithë botën e futbollit”.

“Porsa të mbyllet marrëveshja për Hakimin, do të na japë pakëz hapësirë për frymëmarrje dhe shpresojmë shumë se nuk do të duhet të shesim lojtarë tjerë të mëdhenj, sepse duam ta ruajmë pjesën kryesore të skuadrës që e fitoi Scudetton”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori