Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Në kuadër të deklarimit të pasurisë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 245 mijë euro, përfshirë këtu një banesë në vlerë 180 mijë euro që është pronë e përbashkët, dhe një shtëpi po ashtu pronë e përbashkët në vlerë 65 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Kusari-Lila ka deklaruar edhe një veturë të tipit GLK Mercedes pronë e bashkëshortit në vlerë 9 mijë euro.
Deputetja ka edhe 100 përqind të aksioneve në shoqërinë komerciale MKL, kurse para të gatshme në institucionet financiare ka deklaruar se ka vetëm 3 mijë e 508 euro.
Kusari-Lila gjithashtu ka 22 mijë e 878 euro detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Të hyrat vjetore të saj kapin shifrën e 34 mijë e 416 euro, duke përfshirë këtu pagën që ajo merr nga Kuvendi i Kosovës, bursën e fëmijëve dhe pagën e bashkëshortit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar në AKK se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 176 mijë euro.
Tahiri ka deklaruar se posedon: Shtëpi banimi dhe tokë në vlerë 393 mijë euro, shtëpi (lokale afariste dhe hapësirë banimi) pronë e përbashkët në vlerë 400 mijë euro, tokë bujqësore në vlerë 288 mijë euro, dhe një shtëpi malore në vlerë 95 mijë euro pronë e përbashkët.
Tahiri ka deklarua gjithashtu se posedon së bashku me bashkëshorten e tij 1 mijë e 947 euro para të gatshme në institucionet financiare. Shefi i deputetëve të PDK-së, ka edhe një kredi në vlerë 62 mijë e 756 euro, me kohëzgjatje katër vite.
Të hyrat vjetore të Tahirit janë 21 mijë e 061 euro nga Qeveria e Kosovës dhe 20 mijë e 400 euro nga qiraja e një lokali afarist në Fushë Kosovë. Po ashtu edhe 4 mijë e 320 euro të bashkëshortes së tij, burimi i të cilave nuk është bërë i ditur, shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se pasuri të paluajtshme posedon vetëm një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që është pronë e përbashkët.
Gashi posedon edhe një veturë e blerë nga të ardhurat e tij personale në vlerë 8 mijë euro. Ai ka deklaruar se para të gatshme në institucionet financiare ka vetëm 2 mijë e 200 euro.
Gashi ka edhe një kredi në vlerë 30 mijë euro. Të hyrat vjetore të tij kapin vlerën e 57 mijë e 461 euro, duke përfshirë këtu pagën dhe mëditjet nga Kuvendi i Kosovës, pagën në kolegjin AAB, kursimet e 10% në Trust të tij dhe bashkëshortes, pagën e bashkëshortes nga BQK-ja dhe një kompensim.
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka deklaruar në AKK se posedon 265 mijë euro pasuri të paluajtshme, një shtëpi në vlerë 195 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.
Tahiri i AAK-së, ka deklaruar se posedon edhe dy vetura, një të tipit Audi Q7 në vlerë 14 mijë euro, dhe një VW Tiguan në vlerë 7 mijë euro, pronë e bashkëshortes. Shefi i deputetëve të AAK-së, ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten posedojnë 15 mijë e 054 euro para të gatshme në bankë.
Tahiri ka edhe dy kredia njëra në vlerë 100 mijë euro e cila është në emër të tij, dhe tjetra 17 mijë euro në emër të bashkëshortes. Të hyrat vjetore të Tahirit kapin shifrën e 51 mijë e 998, duke përfshirë këtu pagën nga Qeveria e Kosovës, pagën e bashkëshortes, një pagë tjetër nga KLGI dhe trashëgimi nga prindërit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'