LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet pa Gazmend Sinanin

Tre vjet pa Gazmend Sinanin
(Foto: basketbolli.com)

Sot (23 qershor) janë bërë tre vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

Gazi ishte një basketbollist luftarak dhe gjithmonë i dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Ai ishte shembull si luftohet për fanellën e skuadrës, por edhe të Kombëtares së Kosovës. Sinani ishte shembull për të gjithë.


Ai ishte anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë.

(Foto: basketbolli.com)

Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer, por edhe një djalë të jashtëzakonshëm. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Ai ka mbetur në zemrat e të gjithë basketbolldashësve.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori