Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi tha se nga 1 korriku Qeveria do ta merr përsipër që të mbulohet ky shpenzim.
“Ky vendim na hap rrugën që së bashku me BQK dhe BSK e marrim përsipër që Qeveria ta mbulojmë këtë pagesë. Mbulimi do të filloj nga 1 korrik. Është një mbulim i përkohshëm. Kosova duhet të gjejë një zgjedhje që të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër”, ishte shprehur Murati.
Pas këtij vendimi, kanë reaguar disa organizata të shoqërisë civile.
Sipas tyre, ky vendim ka tendencë për keqpërdorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Kosovës.
I kujtojmë Qeverisë që ky vendim është tendencë e qartë për keqpërdorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Republikës, buxhet i cili në asnjë rrethanë nuk i dedikohet subvencionimit të shërbimeve të shtrenjta të sigurimit të autopërgjegjësisë që rezulton nga veprimi privat i ngasësve të tyre. Për më tepër, buxheti është rrjedhojë e një kontributi të një shumice të varfër të qytetarëve, e i cili reflekton detyrimin për shpenzimin maksimalisht racional dhe vetëm për objektiva që janë të domosdoshme e që kanë për qëllim një ineteres publik të Republikës”, thuhet në reagimi, përcjell Telegrafi.
Ata thonë se ky mbulim i pagesës është plotësisht i pa justifikueshëm.
“Ne vlerësojmë që ky shpenzim në këtë formë është plotësisht i pa justifikueshëm, e promovon një model të pabarazisë sociale ku shteti ndërhyn për të subvencionuar pronarin e automjetit që në parim është një individ me status relativisht solid pasuror, dhe mundëson një sjellje të qeverisë që përmes klientelizimit të të subvencionuarit t’i përfitoj atij mbështetjen politike”, vijon reagimi i organizatave.
“Vendimi si i tillë promovon një model jo të mirë të politikbërjes, pasi që hap horizonte për vendime të ngjashme të kësaj natyre në të ardhmen edhe nga qeveri pasardhëse. Vendime të tilla janë në kundërshtim me modele zhvillimore ekonomike, marrë parasysh që përfitues janë kategori siç janë personat privatë dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), e cila ka një histori të gjatë të lidhjeve korruptive me familjarë të ish pushtetarëve të kaluar. Në vend të kësaj, Qeveria e Kosovës nëpërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit duhet të bëjë përpjekje konkrete që ta fus Kosovën në Kartonin e Gjelbër, e jo të ndërmarrë veprime që shkaktojnë shpenzime luksi në kurriz të qytetarëve të varfër të Republikës sonë. Prandaj, ne e shohim këtë vendim të Qeverisë si të pamatur dhe palogjikshëm në kontekstin social e politik në të cilin gjendemi. Pavarësisht fuqisë së madhe politike që i lejon për të marrë vendime të tilla, Qeveria duhet të tregohet e matur dhe serioze, duke i shmangur vendimet populliste dhe të ngutshme që e fusin shtetin e Kosovës në obligime që në këtë periudhë nuk do të duhej të ishin parësore, duke e marrë parasysh mirëqenien e ulët ekonomike në vend”, përfundon reagimi.
Lista e organizatave që kundërshtojnë vendimin:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet (ÇOHU)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Lëvizja FOL
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Rron Gjinovci /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë