LAJMI I FUNDIT:

Mallkimi i maskotës së Dogecoin, qentë e racës Shiba Inu për shkak të kriptovalutës çdo herë e më të kërkuar

Mallkimi i maskotës së Dogecoin, qentë e racës Shiba Inu për shkak të kriptovalutës çdo herë e më të kërkuar

Rritja e fundit e Dogecoin dhe kushëririt të tij, Shiba Inu coin, që gjithashtu përdorur racën e tij si maskotë, pra qenin Shiba Inu ka arritur ta shndërroj në një “mall” të kërkuar.

Adhuruesit e valutave digjitale, së bashku me njerëzit që kanë sens për trendet – po “rrëmbejnë” këlyshët Shiba Inu, duke i shndërruar në një boom për qen-arush që në mënyrë paralele po rriten në treg me kriptovalutat, transmeton Telegrafi.


Por ekziston edhe ana e dobët e qenit të kësaj race që është popullarizuar shumë muajve të fundit. Qentë kanë filluar të sjellin në jetë sa më shumë të vegjël, me qëllim që të plotësojnë kërkesat në rritje, dhe kjo çon në një mbarështim të tepërt duke shkaktuar komplikime shëndetësore dhe deformime të theksuara.

Ndërkohë, pronarët e rinj nuk janë të vetëdijshëm për temperamentin e rëndë të kësaj race të qenve. Rezultati: Shiba Inut mbesin në rrugë, kurse strehimoret dhe organizatat që merren me shpëtimin e tyre mbingarkohen sa i përket hapësirës.

“Këtë vit si asnjë tjetër më parë, mezi po arrijmë ta mbajmë kokën lart. Do të dëshiroja që kriptovaluta të gjente një maskotë tjetër”, thoty Marry Bonduk, vullnetare që ndihmon ekipet e shpëtimit Coloba Shiba Inu.

Sipas një klubi amerikan që merret me hulumtimin e qenve, Shiba Inu është një racë e lashtë, historia e së cilës daton 7000 vjet para lindjes së Krishtit.

Fillimisht është përdorur si qen gjahu në Japoni, Shiba për herë të parë u shfaq në Shtetet e Bashkuara në vitet e 50-ta. Ata duken të ngjashëm me dhelprat e kuqe, kanë turinjtë që shpesh ngjajnë me ato të maceve, dihet se janë të vështirë për t’u stërvitur. Megjithatë, është një prej racave më të njohura në Japoni.

Pjesën më të madhe të historisë së tij në SHBA, kjo lloj race ka qenë relativisht e rrallë. Vetëm në shekullin e 21-të janë bërë shumë të njohur. Në vitin 2008 një çift kishte instaluar një ueb-kamerë që fokusonte dhe transmetonte drejtpërdrejtë lëvizjet e këlyshit Shiba Inu, dhe kështu filluan të rriten kërkesat për këtë racë.

E në vitin 2013, kripto-bota zbuloi Shiba Inun. Dogecoin, është krijuar si në shaka si përgjigje ndaj kriptovalutave tjera siç është Bitcoin, e këtë racë e kishin përzgjedhur si maskotë.

Shtatë vite më vonë, në gusht të vitit 2020, debutoi monedha Shiba Inu që u plasua si “Dogecoin killer”. Gjithashtu u bë me maskotë në mënyrë që drejtpërdrejt të konkurron Dogecoinin.

Të dy monedhat, Dogecoin dhe Shiba Inu shpërthyen gjatë 12 muajve, duke u dhënë qenve Shiba Inu moment fame. Në fund të vitit 2020, vlera e Dogecoin kërceu pasi që drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, filloi të flet për të. Prej asaj kohe, ka shkruar edhe për kriptovalutat – duke bërë që vlera e tyre të rritet.

Por, Musk ndoshta ka ndihmuar që kjo monedhë të rritet, thjesht duke e përmendur – Shiba Inu. Ithtarët e kësaj race të qenit, thonë se fama e kriptovaluta e ka bërë punën e vet më mirë se kurrë më parë.

Barahon, pronare e një qenushi Shiba Inu, që njëherit është presidente e NIC Shiba Rescue, kishte marrë tre qentë e saj të birësuar në një takim në New York gjatë vitit 2013, ku flitej për kriptovaluta.

Barahon shpresonte që njerëzit do ta kuptojnë, që Shiba Inun është e vështirë ta ketë kushdo dhe ta mbaj si duhet. Duke marrë parasysh që janë rritur si qen gjahu, reflekset e tyre reagojnë shpesh duke ndjekur kafshë të vogla. Gjithashtu mund të jenë më nervoz ndaj qenve tjerë dhe thjesht duan t’i lënë të qetë – dhe jo t’i pengoj dikush.

Në NIC Shira Rescue, kërkesa më e madhe për dy kriptovalutat ka bërë që edhe aplikacioni të rritet për 30 për qind. Gjithashtu coronavirusi e ndihmoi që të rriten kërkesat – pjesë e njohur e asaj si fenomen “i qenit të pandemisë”.

Në Colorado Shiba Inu Rescue, 300 njerëz janë në listë të pritje. Edhe pse kjo nuk është ndonjë tregues, Bonduk thotë se 90 për qind prej tyre “nuk kanë lidhje në sigurimin e Shibës” dhe “gjithçka që dinë është – ai qeni nga kriptovaluta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori