LAJMI I FUNDIT:

Pogba pretendon se Kante meriton të fitojë Topin e Artë përpara Messit dhe Ronaldos

Pogba pretendon se Kante meriton të fitojë Topin e Artë përpara Messit dhe Ronaldos

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka mbështetur bashkëkombësin e tij, N’Golo Kante për të fituar Topin e Artë përpara dy lojtarëve më të mirë të dekadës së fundit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

30-vjeçari Kante ishte në një formë të shkëlqyer për Chelsean gjatë suksesit të tyret të madh në Ligën se Kampionëve këtë sezon.

Mesfushori francez fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në dy takimet gjysmëfinale kundër Real Madridit, ndërsa vazhdoi më tej me paraqitje fenomenale në finale kundër Manchester Cityt duke siguruar edhe një herë çmimin e më të mirit.


Kante tregon modestinë e tij kur u pyet për Topin e Artë dhe fitimin e çmimit ‘lojtari i ndeshjes’ në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Kante tregon modestinë e tij kur u pyet për Topin e Artë dhe fitimin e çmimit ‘lojtari i ndeshjes’ në finalen e Ligës së Kampionëve

Të dy, Messi dhe Ronaldo dominuan çmimin ‘Topi i Artë’ që nga viti 2008 derisa Luka Modric fitoi çmimin më të madh individual në vitin 2018.

Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në vitin 2019 përpara Virgil van Dijk dhe Ronaldo, ndërsa edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë coronavirus.

Tani, Pogba beson se Kante është në një pozicion mjaft të fortë për të sfiduar të gjithë për çmimin ‘Topi i Artë’ i vitit 2021.

Mesfushori 28-vjeçar i Unitedit shtoi se çështja e shokut të tij te Franca u forcua me mungesën e Ronaldos dhe Messit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Ajo që do të doja t’i thosha gjithë botës është se Kante që kemi parë në muajt e fundit ka qenë gjithmonë i njëjtë”, ka thënë fillimisht Pogba për Eurosport France.

“Ne flasim shumë për performancat e tij, por ai ka qenë gjithmonë kaq i mirë. Nuk ishte Cristiano dhe Messi në gjysmëfinale, kështu që është mirë të shohësh performancat e mesfushorëve apo edhe mbrojtësve”.

Lista me pesë lojtarët që janë në garë për Topin e Artë – mungon Ronaldo, por jo edhe Messi
Lexo po ashtu Lista me pesë lojtarët që janë në garë për Topin e Artë – mungon Ronaldo, por jo edhe Messi

“Unë thashë shumë kohë më parë se do të ishte e përshtatshme, nëse Chelsea fitonte, që ai të fitonte Topin e Artë. Do të ishte gjithashtu e merituar”, përfundoi francezi.

Kante mund të shtyhet edhe më tutje si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë me paraqitjet e tij për Francën në Euro 2020 këtë verë.

Mbi 40 për qind e tifozëve besojnë se fituesi i Kupës së Botës 2018 duhet të përfundojë numër 1 në podiumin e Topit të Artë përpara emrave si Messi, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori