LAJMI I FUNDIT:

Lista me pesë lojtarët që janë në garë për Topin e Artë – mungon Ronaldo, por jo edhe Messi

Lista me pesë lojtarët që janë në garë për Topin e Artë – mungon Ronaldo, por jo edhe Messi

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante cilësohet si favorit për të fituar Topin e Artë në këtë vit, por që ka disa kundërshtarë të denjë.

Mesfushori francez kaloi nëpër një sezon fantastik, duke e përmbyllur atë me trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi në finale mposhtën 1-0 Manchester Cityn.


Lojtari fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes në finale, mirëpo e bëri edhe tre herë të tjera në këtë edicion.

Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

Topi i Artë jepet në bazë të vlerësimit të trajnerëve, lojtarëve dhe gazetarëve ndërkombëtar, ndërsa në 11 raste është ndarë mes Lionel Messit (6) dhe Cristiano Ronaldos (5).

Por, nëse Kante dëshiron të fitojë çmimin më të madh për një lojtar, atëherë duhet të mposht katër kundërshtarë:

Robert Lewandowski

Sulmuesi polak në këto dy sezonet e fundit ka shpërthyer, derisa në këtë të undit arriti të shënojë 48 gola në të gjitha garat, me titullin e shtatë radhazi në Bundesliga me Bayern Munichun.

Kylian Mbappe

Lojtari 22-vjeçar është rrugës për të hyr në histori të futbollit, pasi paraqitjet e tij te Paris Saint-Germain përshkruhen si brilante, e në këtë edicion kishte paraqitje individuale të mirë, përdallim nga skuadra.

Erling Haaland

Sensacioni më i ri në futboll që ka arritur shumë shpejtë të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë, derisa shënoi 41 gola në Bundesliga, derisa ka edhe 132 gola në total për klub dhe kombëtare.

Ruben Dias

Transferimi i tij nga Benfica te Manchester City ka dalë të jetë i qëlluar, e që në këtë sezon është përshkruar edhe si transferimi më i mirë, duke pranuar vetëm 29 gola në 50 paraqitje në këtë fushatë.

Lionel Messi

Edhe pse fitoi vetëm Kupën e Mbretit, argjentinasi me 30 golat e tij në këtë sezon shihet si një kandidat serioz për të fituar Topin e Artë, mirëpo që duhet të angazhohet edhe më kombëtare në Kupën e Amerikës, për të shpresuar që ta rrëmbejë topin e tij të shtatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori