LAJMI I FUNDIT:

Rritet siguria për Dritan Abazoviqin, politikanit shqiptar i rrezikohet jeta

Rritet siguria për Dritan Abazoviqin, politikanit shqiptar i rrezikohet jeta

Pas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë se siguria e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq ishte e rrezikuar për shkak të arrestimit të anëtarëve të “klanit Kavaç”, Prokuroria Speciale e Shtetit formoi një procedurë për të përcaktuar se nivelin e rrezikut që i kanoset zyrtarit të Malit të Zi.

Në mars, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte informacione që aktivitetet e planifikuara kishin për qëllim rrezikimin e jetës së Abazoviqit për shkak të arrestimit të “Kavçanit” për shkak të krimeve të rënda, raporton rtcg.

“Abazoviq do të merr fund sepse arrestoi ‘shefin’” - zbulohet biseda ndërmjet anëtarëve të grupit kriminal në Mal të Zi
Lexo po ashtu “Abazoviq do të merr fund sepse arrestoi ‘shefin’” - zbulohet biseda ndërmjet anëtarëve të grupit kriminal në Mal të Zi

“Çështja që është formuar është në fazën e zbulimit dhe më shumë informacion dhe të dhëna nuk mund të zbulohen në mënyrë që të mbrohen interesat e procedurës”, tha Danja Sanja Joviceviq, prokurore speciale dhe zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Pas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë, siguria e Abazoviq u rrit. Duke marrë masa dhe veprime për të ndriçuar krimin e rëndë të kryer më 25 prill në Mojkovac, oficerët e Administratës së Policisë treguan ekzistimin e një rreziku të mundshëm për sigurinë e mbajtësve të pozicioneve më të larta shtetërore.

Abazoviç gjithashtu u kërcënua përmes Facebookut, por Prokuroria Speciale e Shtetit përcaktoi se nuk kishte elementë për fillimin e procedurave penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori