LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, LVV pret ta ruajë frymën e zgjedhjeve parlamentare, LDK e AAK presin rikonfirmim të fuqisë në komuna

Zgjedhjet lokale, LVV pret ta ruajë frymën e zgjedhjeve parlamentare, LDK e AAK presin rikonfirmim të fuqisë në komuna

Partitë politike janë duke u përgatitur për një tjetër proces zgjedhor pas atij të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjeve me entuziazmin e 14 shkurtit, kurse LDK e AAK presin që së paku të rikonfirmojnë komunat që kanë në qeverisje.

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha thotë se kjo parti do të ketë fitore plebishitare në zgjedhjet lokale të këtij viti.


“Fryma e ndryshimit në nivelin nacional do ta përcjellë ndryshimin edhe në nivelin lokal. Zgjedhjet lokale nuk do të perceptohen më vetëm si zgjedhje lokale, por si pjesë e një ndryshimi të përgjithshëm”, deklaroi Batusha për RTV Dukagjinin.

Në anën tjetër, LDK-ja sipas zëdhënëses së kësaj partie pritet ta rikthejë fuqinë që kishte në komuna.

“Jemi shumë entuziastë se këto zgjedhje do t’ia rikthejnë fuqinë LDK-së për shkak të emrave që do të kandidohen në komuna e që së shpejti do t’i publikojmë”, deklaroi Sibel Halimi.

Ndërkaq Besnik Tahiri nga AAK, thotë se AAK pret që së paku t’i fitojë komunat që kishte fituar edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Por ai thotë se Aleanca pret fitore edhe në komuna tjera.

“AAK është në vlugun e saj më të lartë të punës sa i përket garës për zgjedhje lokale. Tanimë në shumicën e komunave ne kemi vendosur kandidatët dhe jemi shumë optimist se në këto zgjedhje jo vetëm që do të dalim fitues në komunat që kemi, por edhe në komunat tjera”, deklaroi Besnik Tahiri.

Pas takimeve me presidenten Osmani, LVV nuk tregoi ndonjë datë të preferuar për zgjedhjet lokale pos që thanë se “sa më shpejtë që mbahen, aq më mirë”. LDK e PDK ishin të mendimit se data 31 tetor do të ishte më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa nga AAK thanë që zgjedhjet të mbahen duke mos shkurtuar mandatin e  kryetarëve aktual të komunave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori