LAJMI I FUNDIT:

Të enjten shpallet aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

Të enjten shpallet aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

Të enjten me fillim nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon shqyrtimi gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit N.P. i akuzuar për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1 4, 1.8 dhe 1.12 t të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i pandehuri N.P. akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , i akuzuari duke qenë edhe me parë i dënuar për vepër penale te vrasjes se rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshat.


Siç thuhet tutje në aktakuzë, viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve te Strellcit , dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me armë, duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 ne vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori