LAJMI I FUNDIT:

Doli nudo në Tiranë kundër abuzimeve seksuale, flet vajza që bëri xhiron e rrjetit: Pse zgjodha këtë mënyrë

Doli nudo në Tiranë kundër abuzimeve seksuale, flet vajza që bëri xhiron e rrjetit: Pse zgjodha këtë mënyrë

Ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua një protestë kundër abuzimeve seksuale.

Kjo protestë mori kthesë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë nga pesë burra.


Mirëpo, ndryshe nga ç’mund të pritej, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte një vajzë, e cila doli nudo me pankartë në duar.

Ndonëse në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve që ndikon drejtpërdrejt te përdhunimet, sërish kjo vajzë u gjykua, njofton Abc News Albania.

Sot përmes një video, kjo vajzë ka sqaruar arsyen se pse bëri këtë zgjedhje. Sipas saj, përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh nuk është shteti, por edukata e familjes.

Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë.

Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori