LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace: Rusia është kërcënimi numër një i Britanisë së Madhe

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace: Rusia është kërcënimi numër një i Britanisë së Madhe

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka deklaruar se Britania e Madhe e sheh Rusinë si kërcënimin numër një.

Ne një intervistë për të përditshmen The Telegraph, ai u ndal tek provokimet e anijeve ushtarake ruse, të cilat kohëve të fundit kishin lundruar afër ujërave territorial britanike.


Paralajmërimi i tij vije pas njoftimit të The Sun, se në nëntor të vitit të kaluar, një anije patrulluese e Marinës së Mbretërisë kishte zbuluar prani të anijeve ushtarake ruse në ujërat e kanalit La Manche, i cili ndanë vendin nga Franca.

Bëhet e ditur se anijet e pikasura ishin spiune – anija Viktor Lenov e cila mbështetej nga ajo Sergey Osipov.

Anijet spiune ruse ishte pikasur rreth 50 kilometra larg Raf Lossiemouthit, ku gjendet selia e Flotës britanike të Aeroplanëve spiunë detarë P-8 Poseidon.

Që nga viti 2013 janë evidentuar së paku 150 raste ku anijet ushtarake ruse ju kishin afruar brigjeve britanike.

Deklarata e Wallace vije dy muaj pas “rishikimit gjithëpërfshirës të politikave të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, deri në vitin 2030”. Në dokumentin e rishikuar, Britania e Madhe e quan Rusinë si kërcënimi kryesorë.

Vlen të cekët se 24 orë para deklaratës së sekretarit të Mbrojtjes, kreu i Komandës Strategjike Britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, kishte ngritur shqetësimet se Britania e Madhe i kishte zvogëluar aktivitetet e saja mbrojtëse në fund të Luftës së Ftohtë.

Në kuadër të ngritjes së shqetësimeve për sigurinë, gjenerali Sanders, paralajmëroj se niveli i sulmeve kibernetike dhe të spiunazhit kundër shteteve Perëndimore është duke u rritur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori