LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Derisa Kosova po kryen stërvitje me ushtrinë amerikane, Serbia po e destabilizon rajonin së bashku me Kremlinin

Osmani: Derisa Kosova po kryen stërvitje me ushtrinë amerikane, Serbia po e destabilizon rajonin së bashku me Kremlinin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.


“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

FSK në ushtrimin më të madh ushtarak me amerikanët, këto janë operacionet që po zhvillohen në Kosovë
Lexo po ashtu FSK në ushtrimin më të madh ushtarak me amerikanët, këto janë operacionet që po zhvillohen në Kosovë

Ndryshe ka më shumë se një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.

Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili sivjet e ka përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ditën kryesore më 28 maj, derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Kalo në kategori