LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi te Real Madridi dhe më pas pensionimi nga futbolli – ky është plani i Bale

Rikthimi te Real Madridi dhe më pas pensionimi nga futbolli – ky është plani i Bale

Gareth Bale po e mendon largimin nga Tottenham Hotspuri në fund të këtij edicioni, aty ku është në huazim nga Real Madridi.

Uellsiani pati paraqitje solide në këtë edicion me Spurs, mirëpo tani dëshiron të rikthehet te Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Diario AS, Bale dëshiron të luajë edhe një vit për Real Madridin, aq sa ka edhe kontratë me klubin.


Anësori dëshiron ta përfundojë marrëveshjen me Real Madridin dhe më pas të pensionohet nga futbolli.

Mirëpo, Real Madridi nuk e ka për qëllim që ta rikthejë atë, duke tentuar që ta shesë në këtë verë.

Tottenhami mund të tentojë transferimin e tij, mirëpo shuma do të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/