LAJMI I FUNDIT:

Buffon me mesazh emocional drejt tifozëve të Juventusit: Ju ishit korniza brenda së cilës pikturova historinë time

Buffon me mesazh emocional drejt tifozëve të Juventusit: Ju ishit korniza brenda së cilës pikturova historinë time

Gianluigi Buffon ka shkruar një mesazh emocional për tifozët e Juventusit pas fitores në Kupën e Italisë , ku ai ishte në portë dhe e ngriti në fund trofeun. 

Portieri po largohet nga Juve për herë të dytë dhe la të kuptohet se në moshën 43 vjeç ai është ende i etur për të vazhduar karrierën e tij duke luajtur diku tjetër.


Ai luajti në ndeshjen që Juve mundi Atalanta me rezultat 2-1 për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë.

“Ju ishit korniza brenda së cilës unë pikturova historinë time të Bianconerëve”.

“Për 20 vjet nuk më braktisët kurrë, gjithnjë më mbështetët dhe më inkurajuat. Së bashku u fundosëm dhe së bashku u rilindëm”.

“Së bashku kemi përjetuar gëzim të pafund dhe së bashku kemi përjetuar zhgënjim të thellë”.

“Një falënderim i thjeshtë nuk do të ishte kurrë i mjaftueshëm për të shlyer dashurinë e pafund që më treguat të pandërprerë për 20 vjet”, ka shkruar Buffon në Instagram, duke iu referuar tifozëve bardhezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori