LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit ia dorëzon raportin vjetor Talat Xhaferit

Avokati i Popullit ia dorëzon raportin vjetor Talat Xhaferit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në takim ishte e pranishme edhe Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit. njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

“Gjatë takimit u bisedua për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe për gjendje, pyetje dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi foli për çështjet kadrovike në institucionin që e përfaqëson, për natyrën dhe numrin e parashtresave të parashtruara nga qytetarët që i parashtrojnë me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre civile, për ndikimin e pandemisë me Kovid-19 në natyrën e parashtresave të parashtruara dhe në punën e institucioneve”, thuhet në deklaratë.


Kryetari Xhaferi shprehu interes për gjendjen dhe përmbajtjen e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe informoi për punën e Kuvendit, për qëllimet dhe aktivitetet aktuale.

Në takim u konstatua raporti ndërmjet institucioneve Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si i mirë, efikas dhe korrekt ndërsa në drejtim të Raportit vjetor, Kryetari Xhaferi theksoi se deputetët do të informohen në kohë dhe si rezultat në këtë pritet edhe fillimi i procedurës parlamentare për shqyrtimin e Raportit dhe miratimin e rekomandimeve që do të kishin dalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori