LAJMI I FUNDIT:

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin në mbarë botën, pamje mbresëlënëse nga ceremonia

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin në mbarë botën, pamje mbresëlënëse nga ceremonia

Besimtarët myslimanë në mbarë botën po festojnë sot Fitër Bajramin, kështu njëherit është viti i dytë që po festohet duke u respektuar masat anti-COVID nëpër xhami dhe tek të afërmit e tyre.

Megjithatë ndryshe ka qenë sot në Rripin e Gazës, ku besimtarët kanë falur Bajramin në rrënoja të objekteve të shembura nga bombardimet e ashpra që janë kryer nga ushtria izraelite, transmeton Telegrafi.


Grupi militant Hamas në Gaza, i ka bërë thirrje qytetarëve të shënojnë Bajramin nëpër shtëpi apo xhamitë më të afërta – me qëllim që të shmangen tubimet nga frika se mund të vie deri te më e keqja.

“Gjithçka është shkatërruar nga sulmet ajrore”, tha Hassan Abu Shaaban i cili mundohej të dispononte fëmijët dhe kalimtarët e rastit të cilëve u dhuronte çokollata.

Besimtarët kanë mbajtur maska si nëpër xhami ashtu edhe në rrugë në kryeqytetin e Indonezisë – Xhakarta. E ky vend që konsiderohet me popullsinë më të madhe myslimane ka lejuar faljen e Bajramit nëpër xhami me numër të vogël të besimtarëve.

Megjithatë qytetarëve të Indonezisë dhe Malajzisë u është ndaluar për të dytin vit me radhë udhëtimi, madje edhe vizitat në numër të madh në xhaminë Istiqlal që konsiderohet si xhamia më e madhe në juglindje të Azisë.

E në Bangladesh, dhjetëra mijëra besimtarë ia mësyn fshatrave për të festuar nëpër ambiente të hapura – duke lënë pothuajse të zbrazët kryeqytetin – Dhaka.

Situatë e ngjashme ishte edhe në Pakistan dhe Mekë ku autoritetet bënin thirrje që të respektohen masat anti-COVID gjatë riteve fetare.

Në Filipine besimtarët shiheshin duke festuar në ambiente të gjelbëruara, me qëllim që edhe nëse vie deri te përhapja e COVID-19, “dëmet” të jenë më të vogla për faktin se tubimet në ambiente të hapura konsiderohen më pak të rrezikshme sesa ato në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori