LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës

Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga “Shoqata e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës”,.

Në njoftimin e bërë nga MD thuhet se “ata ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit”.


Drejtori i kësaj shoqate, Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ministrja falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen. /Telegrafi/