LAJMI I FUNDIT:

Ylli fiton ndaj Rahovecit, merr epërsinë në gjysmëfinale

Ylli fiton ndaj Rahovecit, merr epërsinë në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14) në gjysmëfinalen e tretë të “Play-offit” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda është në epërsi 2:1, derisa kush shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Takimi i radhës zhvillohet të dielën, po ashtu në Therandë.


Vendasit kishin një epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e përfundojnë në të mirë të tyre 22:17. Mysafirët barazuan shifrat në 24:24, por më pas nis shkëputja e vendasve që arritën epërsi deri në 11 pikë, 41:30, kurse pjesa e parë përfundon 43:32.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke pasur epërsi 14 pikë, 48:34, por më pas Vreshtarët hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në 58:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:54.

Loja dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit me skuadrën mysafire që afroi rezultatin në 69:68, dy minuta nga fundi, por në çastet vendimtare, Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 77:68.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 10 kërcime dhe Elyjah Clark me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Ed Daneil me 19 pikë e 13 kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori