LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i përgjigjet Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës

Thaçi i përgjigjet Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës
Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka reaguar pas akuzave për keqpërdorime që i janë bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Thaçi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike dhe se ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës.


“Ministrja e Drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces, ministrja ka qenë e njoftuar në mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, ka thënë Thaçi për Telegrafin.

Zëvendësministri i Drejtësisë: Në dyshimet për keqpërdorime në SHKK janë përfshirë - Selim Selimi, Nehat Thaçi dhe një kompani private
Lexo po ashtu Zëvendësministri i Drejtësisë: Në dyshimet për keqpërdorime në SHKK janë përfshirë - Selim Selimi, Nehat Thaçi dhe një kompani private

Sipas tij, ky proces i nisur për të mirën e Shërbimit Korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro.

“Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor. Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë. Po ashtu ftoj të gjithë gazetarët që ta marrin lëndën e ankandit dhe ta publikojnë në tërësi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori