LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton me vështirësi ndaj Genoas

Milani fiton me vështirësi ndaj Genoas

Milani ka vazhduar me fitore, derisa ka mposhtur me rezultat të ngushtë Genoan 2-1.

Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë për Milanin, pasi edhe mungesat ishin të mëdha në këtë sfidë.

Gjtihsesi vetëm pas 12 minutave lojë, Rossonerët gjetën golin e avantazhit ndaj mysafirëve nga Genoa. Kalulu asistoi bukur për Ante Rebic i cili shënoi për epërsinë fillestare të Milanit 1-0.


Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Mattia Destros në minutën e 37-të.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutësh.

Milani e gjeti fitoren me shumë mund në pjesën e dytë, kur përfitoi nga autogoli i Scamaccas që shënoi në portën e tij për 2-1.

Deri në fund dy skuadrat patën raste shënimi, por që gola më nuk pati dhe Milani arkëtoi tri pikë të mëdha.

Rossonerët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, derisa Genoa është e 14-ta me 32.

Ndeshjen e ardhshme Milani e luan përsëri në shtëpi ku pret Sassuolon, derisa Genoa përballet me Beneventon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori